Duke u kthyer tek çipi 3-nanometër, ai do të ofrojë 15% më shumë performancë dhe 30% më pak konsum energji ndërsa prodhimi në masë i tij nis vitin e ardhshëm.
Furnizuesi i Apple TSMC po përgatitet të prodhojë çipet e para 3-nanometër në gjysmën e dytë të 2022, dhe në muaj në vijim kompania do të nisë prodhimin e çipeve 4-nanometër.
Apple, një prej klientëve më të mëdhenj të kompanisë, është kompania e cila do të marrë më shumë vëmendje me prodhimin e këtyre çipeve për Mac e ardhshëm.
Gjithashtu TSMC ka nisur të prodhojë çipin A15 për iPhone 13 bazuar në arkitekturën 5-nanometër të përmirësuar.
Duke u kthyer tek çipi 3-nanometër, ai do të ofrojë 15% më shumë performancë dhe 30% më pak konsum energji ndërsa prodhimi në masë i tij nis vitin e ardhshëm.
Edhe pse nuk ka informacion se kur çipi i ri 3-nanometër do të materializohet tek produktet e Apple, është ende larg.
Aktualisht produktet e Apple si iPhone 12 apo procesori M1 i Mac, ndajnë arkitekturën 5-nanometër. /PCWorld