Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar blerjen e 40.000 tendave nga Kina që të vendosen në Gazën e rrethuar, raportojnë mediat izraelite, në përgatitje për një pushtim tokësor të Rafahut, ku janë strehuar më shumë se 1,5 milion palestinezë të zhvendosur.
Kjo vjen pasi Netanyahu minimizoi frikën globale për një katastrofë humanitare nëse Izraeli fillon një pushtim tokësor të planifikuar në qytetin më jugor të Gazës, duke thënë se civilët do të mund të ikin nga luftimet në pjesë të tjera të territorit të shkatërruar nga lufta.
Duke folur me delegacionin e Kongresit amerikan që vizitoi Izraelin, Netanyahu tha se njerëzit që strehohen në Rafah tani, më shumë se gjysma e popullsisë 2,3-milionëshe të Gazës, do të jenë në gjendje të largohen nga luftimet.
“Njerëzit thjesht lëvizin, ata lëvizin me çadrat e tyre”, këto ishin fjalët e Netanyahu. “Njerëzit u zhvendosën poshtë në Rafah. Ata mund të lëvizin përsëri lart.”
Inkursioni i planifikuar i Izraelit ka ngritur alarmin global sepse qyteti në kufirin Gaza-Egjipt është bllokuar me mbi 1,5 milion palestinezë në kampe e tenda të mëdha dhe strehimore të OKB-së, shumica e të cilëve kanë ikur nga sulmi izraelit diku tjetër.