Përfundon votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Në orën 19:00 ka përfunduar votimi në 35 komunat në Maqedoni. Kutitë e votimit u hapën në orën 07 të mëngjesit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale u zhvillua në 35 komuna, me 1517 qendra votimi, ku të drejtë vote kanë pasur 833.710 qytetarë.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i bashkisë i qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në qytetin e Shkupit dhe në të gjitha komunat.