“Përfundon vala e parë e sulmeve ndaj objektivave kimike në Siri”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Franca dhe Britania e Madhe filluan sulmet e përbashkëta ndaj objektivave të armëve kimike të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë shtypi Shefi i Shtabit të SHBA-ve theksoi se objektivat e goditura në Siri janë qendrat kërkimore për armët kimike në Damask, depot e armëve kimike në Homs.

Më pas shtoi se vala e parë e sulmeve nga SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe në Siri kundër regjimit sirian ka përfunduar, theksoi kryesuesi i SHBA-ve i shefave të përbashkët të Shtabit.

Nga ana tjetër Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve James Mattis theksoi se negociatat me aleatët vazhdojnë, nuk ka plan për sulme shtesë në Siri tani, duke shtuar se sulmet janë të drejtuara ndaj regjimit sirian, si dhe vëmendje e madhe i kushtohet evitimit të viktimave civile dhe të huaja.

Më herët presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një transmetim në nivelin kombëtar njoftoi se SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca të premten mbrëma filluan sulme duke shënjestruar aftësitë e armëve kimike të regjimit të Asadit “Sot, kombet e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë drejtuar fuqinë e tyre të drejta kundër barbarizmit dhe brutalitetit”, tha Trump.

Duke iu drejtuar aleatëve kryesorë të Bashar al-Assadit, Iranit dhe Rusisë, Trump pyeti: “Cili komb dëshiron të shoqërohet me një vrasës masiv të burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm?” “Kombet e botës mund të gjykohen nga miqtë që ata mbajnë”, tha Trump.