Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar pas takimit që pati sot me ushtruesen e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Pas takimit, Hoti tha se diskutuan për një mori gjërash, e ndër to edhe për situatën në të cilën po kalon vendi si pasojë e virusit COVID-19.“Diskutuam për punë ne Kuvendit dhe për kalimin e disa prej marrëveshje ndërkombëtar që janë të lidhur me disa prej fondeve edhe për menaxhimin e pandemisë, por edhe për rimëkëmbjen ekonomike. Diskutuam edhe për zhvillimet e vendit dhe u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate për të quar mesazhin e qartë për të cilin jam i interesuar që pavarësisht zhvillimeve politike, proceseve nëpër të cilat po kalon vendi, si rezultat i dorëheqjes së presidentit, forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhje, që të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të vendit, edhe për t’i dalë në ndihmë qytetarëve edhe me pandeminë edhe me ekonominë”, tha Hoti, shkruan lajmi.net.
Tutje ai shtoi që në veçanti të jepet mesazhi i pjekurisë së institucioneve të vendit, karshi bashkëpunimit që kemi me partnerët ndërkombëtarë.