Ka përfunduar stërvitja e tretë ushtarake Katar-Britani e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Katarit thuhet se ka përfunduar stërvitja ushtarake 3 javore mes Fakultetit Ushtarak “Ahmed bin Muhammed” të Katarit dhe Forcave ushtarake të Britanisë së Madhe.
Stërvitja e realizuar në qytetin Brecon të Britanisë është fokusuar në luftën në zonat e banuara, mbrojtje, ushtrime të municioneve të vërteta dhe fazat e lëvizjes në fushën e betejës.
Në stërvitje morën pjesë 212 oficerë nga Fakulteti i Katarit dhe Batalioni i 51-të i Forcave të Armatosura Britanike.
Forcat Detare të Britanisë së Madhe në muajin korrik kanë kryer dy stërvitje me Katarin.