Përfundon seanca ndaj 11 të arrestuarve për rastin “Subvencionet”, avokatët kundërshtojnë paraburgimin

Ka përfunduar seanca në rastin e 11 të arrestuarve të dyshuar për dallavere me subvencione.

Me këtë rast, avokatët kanë kundërshtuar kërkesën për masën e paraburgimit të propozuar nga Prokuroria.Kjo u bë e ditur nga avokati Behar Ejupi, që mbron të arrestuarin Pajtim Krasniqin.

“Tani sapo përfunduam seanca dëgjimore lidhur me kërkesën edhe për klientin tim. Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer dy vepra penale dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Kolegët e tjerë janë të njëjtët që kanë kundërshtuar fuqishëm kërkesa lidhur me veprën penale që po dyshohet. Të dy dyshohet se kanë dhënë ryshfet lidhur me subvencionet dhe nuk ka të bëjë me dhënie të ryshfetit”, tha Ejupi.

Përveç 11 të lartpërmendurve, Policia e Kosovës ka arrestuar dje edhe nëntë qytetarë që dyshohet se kanë përfituar jashtëligjshëm subvencione.