Ballina Lajmet Kosovë Përfundon protesta, Jasharaj: Qeveria Kurti e Nagavci me qasje të gabuar dhe...

Përfundon protesta, Jasharaj: Qeveria Kurti e Nagavci me qasje të gabuar dhe qëndrim armiqësor ndaj SBASHK-ut

Sindikata e Arsimit, Shkencës, Kulturës ka përfunduar protestën, ndërsa kërkuan rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në fjalimin e mbajtur para protestuesve ka thënë se Qeveria Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë qëndrim armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave.

Ai tha se janë në protestë pas përpjkeve me muaj të tërë për dailog.

“Qeveria Kurti dhe në këtë rast ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasje të gabuar dhe me qëndrimin deri armiqësor ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave. U munduan ta shuajnë SBASHK-un që të heshtin zërin e punëtorëve arsimorë dhe të mos dëgjohen kërkesat e tyre legjitime, por SBASHK-u nuk shuhet dot sepse është unitet i kalitur nëpër vite e dekada, bazuar në respektin dhe besimin e anëtarësisë ndaj udhëheqësve e veprimtarëve sindikalë…”, tha ai.

Tutje, Jasharaj tha se ministrja Nagavci as edhe njëherë nuk u bë zëri i punëtorëve në arsim dhe asnjëherë nuk foli në Qeveri e nuk kërkoi të debatohej për kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit.

E plotësuar: Sindikatat e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka nisur protestën në ora 12:30, ndërsa pasi u ndalën për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, po vazhdojnë të qëndrojnë edhe para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e Arsimit po mbajnë pankarta “Ministre, duke qenë kundër Kontratës Kolektive, je kundër punëtorëve të arsimit”, “E shenjë është puna e mësuesit në edukimin e brezave”, “Qeveria realizo kërkesat tona, parandalo veprimet tjera sindikale”, etj.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe nënshkrimi i Kontratës Kolektive.

“Ministre, duke qenë kundër Kontratës Kolektive, je kundër punëtorëve të arsimit” – nis protesta e SBASHK-ut, kërkohet rritje e pagave

E plotësuar: Ka nisur protesta e organizuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me kërkesat për rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive.

Protesta ka nisur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare prej ku do të marshohet drejt Ministrisë së Arsimit.

Punëtorët e Arsimit po mbajnë pankarta “Ministre, duke qenë kundër Kontratës Kolektive, je kundër punëtorëve të arsimit”, “E shenjë është puna e mësuesit në edukimin e brezave”, “Qeveria realizo kërkesat tona, parandalo veprimet tjera sindikale”, etj.

Një ditë para protestës, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe përfaqësues të tjerë të sindikatës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema që lidhen me nismat e ndërmarra së fundmi në arsimin parauniversitar, përfshirë temat e ngritura nga SBASHK-u.

Exit mobile version