Ora shënon 19:00 dhe me këtë, përfundon procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë. Vendvotimet tanimë janë mbyllur, ndërsa nuk munguan parregullsitë e panumërta para dhe gjatë ditës së votimit.
Parregullsitë janë raportuar nga monitoruesit por edhe nga Ministria e Brendshme, e cila gjatë ditës ka njoftuar edhe për arrestime.
Gjithashtu, një ditë para zgjedhjeve, u raportua për aksione që ndërlidheshin me persona të dyshuar për blerje të votave. Kjo dukuri vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa gjithashtu janë shënuar edhe parregullsi tjera, siç janë fotografimi i votës, agjitimi, por problemi kryesor në këtë cikël zgjedhor ka qenë lista zgjedhore, pasi që votues të shumtë nuk e kanë gjetur veten në listat zgjedhore. /SHENJA/