Gjatë ditës, KQZ do të dal me një konferencë për media për komunikimin e rezultateve edhe për sqarimin rreth faqes e cila që nga mbrëmë nuk është duke punuar.
Numërimi i votave ka përfunduar mbrëmë në vendvotime, dhe shumë shpejt edhe do të shpallen rezultatet nga KQZ.
Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se sot gjatë ditës ata do dalin me një konferencë për media, ku përveç komunikimit të rezultateve do japin sqarim edhe për faqen e KQZ-së e cila që nga mbrëmë po ka probleme teknike.
“Nëpër vendvotime, numërimi ka përfunduar mbrëmë, mirëpo për shkak të problemeve teknike ende nuk ka arritur të përditësohen të dhënat në faqen e KQZ-së. Për këtë do të dalim me një konferencë për media gjatë ditës së sotme ku do të shpallen edhe rezultatet edhe do jepen sqarime për faqen. Sapo të rregullohet faqja, rezultatet do të publikohen edhe në faqe”, ka thënë Elezi.
E tashmë Demokracia në Veprim ka përfunduar numërimin e votave dhe ka dalë me rezultatet si më poshtë:
Sipas rezultateve të publikuara nga DnV del që koalicioni PAN të ketë marrë 33.1 përqind, Vetëvendosje 26.6 përqind dhe koalicioni LAA me 25.3 përqind.