Përfundon numërimi i votave me kusht, LVV merr rreth 15 mijë vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.

Kujtojmë se sot në QNR ka nisur numërimi i votave të diasporës.