Përfundon mbledhja e VV-së, Haxhiu: Nuk besoj se do ketë takim Kurti-Mustafa

Ka përfunduar takimi i Grupit Parlamentar të VV-së në selinë kryesore të partisë në Prishtinë.

Nga selia janë parë teksa dalin deputetët e rinj të Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

Asnjëri nga zyrtarët e VV-së nuk është ndalur të flas para mediave lidhur me mundësinë që sonte të nënshkruhet marrëveshja për koalicion me LDK-në.

Megjithatë, në ikje ka folur pak Albulena Haxhiu nga kjo parti.

Ajo është pyetur nëse sonte do të ketë takim mes dy kryetarëve, Albin Kurti e Isa Mustafa, teksa ka thënë se nuk beson se do të ketë një të tillë.

Ndërkaq, Glauk Konjufca ka thënë se së shpejti mediat do të njoftohen me një qëndrim të partisë për të gjithë atë që po ndodh me LDK-në.