Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues, raporton “Zeri.info”.
Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së PDK-së, ka thënë se pas shumë debateve është marrë vendimi që Këshilli Drejtues dhe Kryesia të vendos për çështje të cilat do të diskutohen sot në Kuvend.
“Këshilli drejtues ka pas mbledhje të gjatë për pikëpamjet e trajtuara ne detaje për gjendjen e vendit se si Kosova të lëvizë përpara. Pas debatit u mor vendimi që Këshill ta bartë vendimmarrjen te Grupi Parlamentar, ku pas gjatë një ore të formësohet vendimi” ka thënë Hoxhaj.