Përfundon intervistimi i Thaçit, pritet të vazhdojë sërish nesër

Rreth gjashtë orë ka zgjatur intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë, i cili pritet të vazhdojë edhe nesër.

Kreu i vendit, para gazetarëve pas përfundimit të intervisitimit tha se ka dëgjuar vetëm aspektet teknike të avokatit të tij dhe prokurorëve, si dhe pyetjeve fillestare sa i përket UÇK-së.

Sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit zotëri Prosper dhe prokurorëve. Çështje sqaruese dhe teknike. Në të njëjtën kohë dhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UCK-në kështu që do të vazhdon nesër”, tha ai.