Përfundon greva në Aeroportin e Prishtinës, merren masa ndaj nëntë punëtorëve

Ka përfunduar greva e punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës e cila zgjati rreth gjashtë orë.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë pengesë në realizimin e fluturimeve, shkruan lajmi.net.

Ajo ka tëhënë se ka pasur problem në kryerjen e detyrave nga punëtorët që nuk kanë qenë pjesë e grevës.

“Siç e dini ne kemi pasur të paralajmëruar grevën. Duke pasur parasysh se dje kemi pasur problem në kryerjen e detyrave nga punëtorët që nuk kanë qenë pjesë e grevës, sot janë paraparë të merren masa shtesë nga autoritet relevante”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se anulimet e fluturimeve që kanë qenë të parapara për sot janë realizuar sipas planit.

Ka bërë të ditur po ashtu se nëntë punëtorëve të aeroportit u janë suspenduar ID kartelat.

”Anulimet e fluturimeve janë paralajmëruar që nga dita e mbrëmshme, për shkak të grevës, ndërkaq fluturimet që kanë qenë të paralajmëruar për sot janë realizuar sipas planit”, u shpreh zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, tha ajo.

“Nuk kemi pasur të bëjmë me suspendime, nëntë punëtorëve iu është suspenduar vetëm ID karta , iu është suspenduar qasja në zonat e sigurisë pasi që ata kanë marrë veprime joligjore në ditët paraprake, kështu që për mos cenimin e sigurisë i kemi marrë këto masa, ata nuk janë suspendua nga puna”, shtoi ajo.

Punëtorët e aeroportit sot kanë mbajtur grevvë gjashtë orëshe.

Këto janë kërkesat e tyre:

“1. Të paguhet rrezikshmëria në vendin e punës sipas ligjeve të punës në Kosovë.
2. Të bëhet nivelizimi i pagave.
3. Të paguhet përvoja e punës
4. Të paguhet orët e punës gjatë fundjavës, dhe
5. Të paguhet një shujtë ditore.