Trim Krasnici është përforcimi i radhës i Feronikelit.
Skuadra nga Drenasi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me 19 vjeçarin Trim Krasici, që në Kosovë vjen nga skuadra gjermane ‘RW Essen’.
Prishtinasi Trim Krasnici, që është zhvilluar si futbollist në Gjermani, së fundi pjesë e ekipit “RW Essen”, është futbollisti më i ri i skuadres tonë.
Krasnici, është 19-të, vjeçar dhe pritet të jetë një lojtar i së ardhmes në sulmin e Feronikelit”, thuhet në njoftimin e Feronikelit./