Ballina Jeta Shëndetësi Përfitimet shëndetësore të mollëve jeshile

Përfitimet shëndetësore të mollëve jeshile

Përmbajnë fibra dietike: kjo gjë ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe në këtë mënyrë nxitet proçesi i përgjithshëm i tretjes.

Ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë: për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, mollët jeshile ndihmojnë në reduktimin e rrezikut për kancer të zorrës së trashë.

Reduktojnë nivelet e kolesterolit të keq: mollët jeshile për shkak të vitaminave që përmbajnë ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq.

Letësojnë tretjen: nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar për fryrjen e barkut, konsumoni një mollë jeshile sepse do të ndihmojë në tretje për shkak të enzimave që përmban.

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë: mollët jeshile zvogëlojnë problemet e mëlçisë dhe parandalojnë problemet e traktit digjestiv.

Parandalojnë diarenë dhe kapsllëkun.

Kontrollojnë oreksin: mollët jeshile përmbajnë acide organike të cilat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit. Pra nëse vuani nga oreksi i dobët, konsumoni një mollë jeshile.

Rrisin energjinë: për shkak të karbohidrateve që përmbajnë, mollët jeshile luajnë një rol shumë të mirë në rritjen e energjisë së trupit.

Exit mobile version