Allahu i Lartësuar thotë:
“Vërtet, ata që mohojnë (të vërtetën) shpenzojnë pasuritë e tyre për të larguar njerëzit nga rruga e Allahut. Por ata do t’i shpenzojnë ato, pastaj ato do të jenë për ta një pendim, e pastaj do të munden, dhe ata që mohojnë do të grumbullohen për në Xhehenem.”
(Sureja El-Enfal, 36)
“Ata shpenzojnë pasuritë e tyre, bëjnë përpjekje, e harxhojnë dredhitë e tyre, për ta penguar rrugën e Allahut, për të ngritur pengesa ndaj kësaj feje, për të luftuar grupin musliman në çdo tokë dhe në çdo kohë…
Allahu – i Lartësuar – paralajmëron jobesimtarët që shpenzojnë pasuritë për të penguar rrugën e Tij se ato do të kthehen në dëshpërim për ta… Ata do t’i shpenzojnë, por do të humbasin në fund, do të munden, dhe e vërteta do të ngadhënjejë në këtë botë. Ndërsa në botën tjetër do të tubohen në Xhehenem – aty ku do të arrijë dëshpërimi më i madh.”
“Nën Hijet e Kur’anit”, Sejjid Kutb– Allahu e mëshiroftë.
Hoxhë Husamedin Abazi