Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara (OKB), Gilad Erdan, tha se “ndërtesat e OKB-së duhet të mbyllen dhe të fshihen nga faqja e dheut”, transmeton Anadolu.
Në lajmin e gazetës izraelite Maarif, janë transmetuar fjalët e Erdan në një intervistë, ku ai thotë:
“Ndërtesat e OKB-së duhet të mbyllen dhe të fshihen nga faqja e dheut”.
Duke treguar ndërtesën e OKB-së të SHBA-së në New York, Erdan argumentoi se “kjo ndërtesë mund të duket e bukur nga jashtë, por është e shtrembër”.
Në lajmet e gazetës Maariv, thuhet se kjo nuk ishte hera e parë që Erdan të përdorte deklarata të tilla kundër OKB-së.
Gilad Erdan, Israel’s (now former) ambassador to the United Nations:
“(The UN headquarters in New York) should be closed and wiped off the face of the earth” pic.twitter.com/bSKZIiGY4z— B.M. (@ireallyhateyou) August 20, 2024