Ousmane Dembele po kërkohet me ngulm prej gjigantit spanjoll Barcelona.
Sipas radios spanjolle, “RAC 1”, shërbimet e mesfushori francez të Borussia Dortmundit po i kërkon edhe Real Madridi.
Madje, presidenti i klubit madrilen Florentino Perez ka pyetur rreth çmimit të reprezentuesit të Francës presidentin e klubit gjerman Reinhard Rauball.
“Para se ta shisni Dembelen na tregoni sa kushto”, mësohet ta ketë pyetur Perez homologun Rauball.
Theksojmë se është raportuar se Dortmundi po kërkon hiq më pak se 140 milionë euro ndërsa Barcelona po kërkohet të përforcohet pas largimit të Neymarit dhe lëndimeve të shpeshta të Andres Iniestas.