Perëndimi i Indonezisë goditet nga dy tërmete të fuqishme

Provinca Bengkulu, që gjendet në perëndim të Indonezisë, u godit nga dy tërmete me fuqi prej 6.9 dhe 6.8 ballë sipas Rihterit në kohëzgjatje prej vetëm gjashtë minutash, raporton Anadolu Agency (AA).

Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 169 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të shtetit Bengkulu, dhjetë kilometra nën tokë.

Tërmeti tjetër me fuqi prej 6.8 ballë ndodhi 78 kilometra në jugperëndim të rajonit të Bengkulu Verior në thellësi prej 11 kilometrave.

Sipas të dhënave të para, deri tani nuk janë regjistruar viktima në njerëz dhe as nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.