Përdoruesit me pagesë të Linkedin do të kenë akses në një trajner AI

Mjeti mund të ndihmojë në përmbledhjen e përshkrimeve të gjata të vendeve të punës për ti ndihmuar të kuptojnë nëse roli është ai që kanë nevojë.

Linkedin do të shtojë një risi për abonentët Premium të platformës: një trajner i cili përdor inteligjencën artificiale dhe të dhënat e Linkedin për të ndihmuar kërkuesit e punës të gjejnë dhe aplikojnë për vende pune.

Funksionaliteti i ri vjen ndërsa kompania njoftoi se baza e përdoruesve është rritur në 1 miliardë anëtarë dhe investimet në funksionalitete AI po rriten.

Kompania në pronësi të Microsoft ka eksperimentuar me funksionalitetet AI për përdoruesit me pagesë. Në fillim të vitit prezantoi opsionin për të përdorur AI gjeneruese dhe shkruar përshkrime më të mira profilesh si dhe mesazhe për menaxherët e rekrutimit.

Por opsionet e reja AI synojnë të ofrojnë eksperiencë më të personalizuar. Për kërkuesit e punët funksionaliteti më i mirë do të jenë të dhënat e gjeneruara për çdo vend pune.

Mjeti mund të ndihmojë në përmbledhjen e përshkrimeve të gjata të vendeve të punës për ti ndihmuar të kuptojnë nëse roli është ai që kanë nevojë.

Meqenëse LinkedIn është në gjendje të përdorë sasinë e madhe të të dhënave të karrierës që posedon, këshillat që mund të ofrojë janë shumë më të personalizuara sesa ato që mund të merrni nëse do të kërkoni këshilla nga shërbime të tjera gjeneruese të AI, tha menaxheri i produkteve të LinkedIn, Rohan Rajiv.