Përdoruesit e Reddit tashmë mund të përkthejnë postimet

Funksionaliteti aktualisht është i disponueshëm vetëm në Android dhe iOS si dhe për përdoruesit e kyçur në ueb.

Reddit do tu japë përdoruesve opsionin për të përkthyer postimet në gjuhë të tjera. Do të jenë tetë gjuhë të ndryshme të disponueshme përfshirë Anglisht, Spanjisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Portugeze, Italiane, Holandeze dhe Suedeze.

Për të përkthyer një postim në Reddit përdoruesit mjafton të klikojnë butonin “translate” menjëherë poshtë emrit të personit që kanë postuar. Përdoruesit duhet të zgjedhin gjuhën e preferuar në konfigurimin e gjuhës.

Funksionaliteti aktualisht është i disponueshëm vetëm në Android dhe iOS si dhe për përdoruesit e kyçur në ueb.

Reddit shtoi se po eksperimenton me përkthimet e komenteve në iOS dhe Android. Platforma gjithashtu ju kujtoi përdoruesve se ka përditësuar Qendrën e Ndihmës e cila përmban edhe ndihmë nga moderatorët.