Ballina Arritje Teknologji Përdoruesit Bluesky tashmë mund të postojnë video

Përdoruesit Bluesky tashmë mund të postojnë video

Megjithatë ekzistojnë disa kufizime për videot në Bluesky ndërsa kompania lejon vetëm 25 ngarkime ose 10GB video në ditë.

Bluesky, një alternativë e decentralizuar e X, tashmë ofron mbështetje për videot. Platforma njoftoi ditën e Mërkure se përdoruesit mund të postojnë video deri në 60 sekondëshe në sajtin e saj desktop dhe aplikacionin mobil.

Videot do të luhen automatikisht vetë, por Bluesky thotë se mund ta çaktivizoni këtë veçori në menunë Settings. Gjithashtu mund të shtoni titra dhe të aplikoni etiketa për materialet me përmbajtje për të rritur.

Megjithatë ekzistojnë disa kufizime për videot në Bluesky ndërsa kompania lejon vetëm 25 ngarkime ose 10GB video në ditë.

Për të mbrojtur platformën nga përmbajtjet e dëmshme apo spam-i, përdoruesve do tu kërkohet të verifikojnë adresat e tyre të e-mail-it përpara se të postojnë video.

Gjithashtu nëse një përdorues përsëritet vazhdimisht shkelje të udhëzimeve të platformës, do ti bllokohet mundësia për të postuar.

Opsioni është i disponueshëm nga ky moment në desktop si dhe në versionin 1.91 të platformës. Ai do të bëhet gradualisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Exit mobile version