Konstatimet nga një studim i ri i kanë nxitur autorët e saj të sugjerojnë se mund të ketë arsye për ta kufizuar përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë.
Në studimin e parë të këtij lloji, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat e një studimi Suedez për ta eksploruar ekspozimin prenatal ndaj paracetamolit sa i përket zhvillimit të gjuhës te foshnja në moshën 30 muajsh. Informatat u mblodhën nga 754 gra që ishin regjistruar në studim në javët 8-13 të shtatzënisë së tyre të cilave u ishte matur përdorimi i paracetamolit. Shpeshtësia e vonesës gjuhësore ishte matur për fëmijët e tyre në moshën prej 30 muajsh.
Autorët konstatuan se vajzat e lindura nga nënat që e kishin marrë këtë medikament më shumë se gjashtë herë në fillim të shtatzënisë ishin për gati gjashtë herë më të prira për të pasur vonesë në gjuhë sesa vajzat e lindura nga nënat që nuk morën paracetamol.
Autorja e studimit të lartcekur, Shanna Swan, tha se duke pasur parasysh përhapjen e përdorimit të paracetamolit para lindjes dhe rëndësinë e zhvillimit gjuhësor, “konstatimet tona nëse përsëriten me rezultat të njëjtë, sugjerojnë që gratë shtatzëna duhet ta kufizojnë përdorimin e këtij medikamenti gjatë shtatzënisë”.
Burim: Dr.Ahmet Payaslı