Përdorimi i internetit fiks në Shqipëri vijon të ketë rritje të shëndoshtë nga viti në vit

Rreth 296 mijë pajtimtarë të rrjeteve fikse kishin akses në shërbime të integruara si telefon, internet dhe tv në fund të tre mujorit të dytë të 2024.

Numri i pajtimtarëve të aksesit në internet broadband nga rrjete fikse në Shqipëri arriti në 646 mijë në fund të tre mujorit të dytë të 2024, një rritje me 1.5 përqind krahasuar me tre mujorin e kaluar por 6.9 përqind krahasuar me tre mujorin e dytë të 2023.

Rreth 296 mijë pajtimtarë të rrjeteve fikse kishin akses në shërbime të integruara si telefon, internet dhe tv në fund të tre mujorit të dytë të 2024. Prej tyre, 23.4 përqind kanë të tre shërbimet, 29.9 përqind kanë internet dhe telefon dhe 46.7 përqind kanë internet dhe TV.

One Albania kryeson tregun me 149,875 pajtimtarë me një rritje prej 3.7 përqind krahasuar me tre mujorin e kaluar dhe 14.4 përqind me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Vodafone Albania vjen i dyti me 129,372 pajtimtarë, një rritje me 1.4 përqind krahasuar me tre mujorin e kaluar dhe vetëm 1 përqind me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Tring Communications ra me 0.3 përqind krahasuar me tre mujorin e parë por u rrit me 0.2 përqind krahasuar me një vit më parë në 60,678 pajimtarë. Lista e 9 kompanive më të mëdha të internetit fiks broadband në Shqipëri vijon me Abissnet me 44,008 pajtimtarë, Digicom me 33,907 pajtimtarë, Nisatel me 26,880 pajtimtarë, IBC me 11,680 pajtimtarë dhe Fastnet Albania me 11,920 pajtimtarë.

Operatorët alternativë kishin një pjesë të konsiderueshme të tregut me 177,336 pajtimtarë në total.