Ballina Arritje Teknologji Përdorimi i ChatGPT për të përsëritur fjalë është shkelje e kushteve të...

Përdorimi i ChatGPT për të përsëritur fjalë është shkelje e kushteve të shërbimit

Megjithatë nuk ekziston një ndalesë për përdoruesit në politikën e përmbajtjeve që ja ndalon përdoruesit ti kërkojë ChatGPT përsëritjen e fjalëve.

Javën e kaluar një ekip hulumtuesish publikuan një studim që tregonte sesi kishin detyruar ChatGPT të zbulonte të dhëna personale të njerëzve si numra telefoni, adresa e-maili dhe datëlindje nga të dhënat me të cilat është trajnuar.

Këtë gjë hulumtuesit e arritën duke i kërkuar ChatGPT që të përsëriste pafundësisht një fjalë të caktuar.

Por sipas kushteve të shërbimit të ChatGPT, ky veprim përbën shkelje tashmë.

“Kjo përmbajtje mund të shkelë politikat tona të përmbajtjeve ose termave të përdorimit,” thoshte ChatGPT nëse i kërkohej që të përsëriste përgjithnjë fjalën “hello.”

Megjithatë nuk ekziston një ndalesë për përdoruesit në politikën e përmbajtjeve që ja ndalon përdoruesit ti kërkojë ChatGPT përsëritjen e fjalëve.

Nën Termat e Përdorimit, OpenAI thotë se përdoruesit nuk duhet të përdorin metoda programuese për të ekstraktuar të dhëna nga shërbimi, por thjeshtë ti kërkosh ChatGPT të përsërisë një fjalë nuk është automatike e as metodë programuese.

Sjellja e robotit AI ka tërhequr kritika të shumta. Kompanitë si OpenAI akuzohen për përdorimin e sasive të mëdha online në internet për ndërtimin e produkteve si ChatGPT pa miratimin e njerëzve të cilëve u përkasin këto të dhëna dhe pa asnjë kompensim.

Exit mobile version