Përditësohet renditja e UEFA-s për klubet evropiane: Barcelona jashtë dhjetëshes

UEFA ka përditësuar tashmë renditjen e klubeve evropiane pas përfundimit të grupeve në garat si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Kampioni aktual i Anglisë dhe Evropës, Manchester City është në krye të renditjes së re të UEFA-s me 141,000 pikë.

City ndiqet nga afër nga kampionët gjermanë të Bundesligës, Bayern Munich, ndërsa fuqia spanjolle, Real Madridi është ngritur për tri pozita duke plotësuar podiumin.

Paris Saint-Germain është ngritur për një pozitë dhë tani zë vendin e katërt, ndërsa Liverpool është i pesti pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni.

Në vendin e gjashtë dhe të shtatë vazhdojnë të mbesin Interi dhe RB Leipzig, duke ruajtur pozitat, ndërsa Chelsea ka rënë për katër pozita dhe renditet i teti.

Manchester Unitedi zë vedin e nëntë, ndërsa Roma kompleton top dhjetëshen e klubeve me koeficientin më të mirë.

Nga klubet e mëdha evropiane, Barcelona renditet e 12-ta, Atletico Madridi i 13-ti, Juventusi i 15-ti, Arsenali i 21-ti dhe Milani i 32-ti.

Renditja e top 10 klubeve në UEFA:

1.Manchester City

2.Bayern Munich

3.Real Madrid

4.Paris Saint Germain

5.Liverpool

6.Inter

7.RB Leipzig

8.Chelsea

9.Manchester United

10.AS Roma