“Mund të shtoj një listë të pafund testimesh dhe të them se 23H2 është 8 përqind më i ngadaltë në çdo testim me një bërthamë dhe të gjitha bërthamat krahasuar me 22H2,” tha ai.
Një përdorues i cili vuri re një rënie të performancës gaming me rreth 8 përqind pasi përditësoi Windows 11 në Windows 11 2023, mori një përditësim që adresoi problemin.
Përdoruesi i Reddit BNSoul mati performancën e procesorit të tij AMD Ryzen 7 5800X3D përpara dhe pas përditësimit të Windows 11-ës. Në çdo testim ai vuri re reduktim të performancës së procesorit edhe pas një instalimi të pastër nga e para.
“Mund të shtoj një listë të pafund testimesh dhe të them se 23H2 është 8 përqind më i ngadaltë në çdo testim me një bërthamë dhe të gjitha bërthamat krahasuar me 22H2,” tha ai.
Problemi, sipas diskutimit në Reddit, shfaqet vetëm për procesorët AMD Ryzen. Por përdorues të tjerë janë ankuar se edhe kompjuterët me procesorët Intel të gjeneratës së 13-të po vuajnë.
Për fatin e mirë pas disa ditësh, BNSoul mori një përgjigje nga Microsoft që adreson problemin. “Më thanë që të resetoja Windows Defender përmes disa komandave PowerShell (1- “Set-ExecutionPolicy Unrestricted” dhe 2- “Get-AppxPackage Microsoft.SecHealthUI -AllUsers | Reset-AppxPackage”) dhe më pas të rindizja kompjuterin me virtualizimin e procesorit të aktivizuar (SVM në BIOS e pllakave amë AM4.)
“Më pas në Windows 23H2 hapa Windows Security dhe aktivizova Memory Integrity nën konfigurimin Core Isolation. Kjo adreson problemet e performancës.
Ky rregullim duhet të adresojë çdo degradim performance të përditësimit 23H2 të Windows 11-ës.