GJENEVË (AA) – Policia zvicerane gjatë bastisjeve në xhaminë An Nur në qytetin zviceran Winterthur ka arrestuar tetë persona në mesin e të cilëve është edhe imami nga Etiopia për të cilin pretendohet se u ka bërë thirrje muslimanëve të vrasin muslimanët e tjerë që nuk kanë marrë pjesë në një lutje të përbashkët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të bastisjeve të sotme policia ka kryer kontroll në xhaminë An Nur si dhe në banesat e 3 personave, thanë nga zyra e prokurorit rajonal të Cyrihut.
Pretendohet se më 21 tetor gjatë një ligjërate publike imami nga Etiopia u ka bërë thirrje muslimanëve të vrasin dhe të distancohen nga muslimanët të cilët kishin refuzuar të marrin pjesë në një lutje të përbashkët në xhami.
Prokurorët kanë nisur një hetim penal kundër imamit dhe tre personave të tjerë. Në një njoftim të bërë nga policia e Cyrihut thuhet se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të moshës mes 23 dhe 35 vjeçare nga Algjeria dhe Tunizia.
“Gjatë bastisjes ata kishin rastisur në xhami, ndërkohë që dyshohet se qëndrimi i tyre në Zvicër ka qenë i jashtëligjshëm”, deklaroi Corinne Bouvard, zëdhënëse e Prokurorisë.