Ballina Lajmet Kosovë Përdhosja e flamujve në Katedralen, është shkelur edhe Ligji për përdorimin e...

Përdhosja e flamujve në Katedralen, është shkelur edhe Ligji për përdorimin e simboleve

Gjatë ceremonisë së shugurimit të Katedrales së Nenëz Terezë në Prishtinë ku u përdhos rëndë flamuri kombëtar dhe ai i shtetit të Kosovës, është shkelur edhe Ligji për përdorimin e simboleve.
Sipas Ligjit, flamuri shtetëror kurrë nuk duhet të prekë asgjë nën të, siç është toka, dyshemeja, uji ose çfarëdo tjetër.
Sipas Ligjit nr. 03/L-038 Neni 4, pika 4.2 thuhet se: “Flamuri shtetëror mund të vendoset në mjedise të brendshme të zyrave publike, në universitete, në selitë e partive politike, në institucione shkencore e kulturore, në objekte të kultit dhe në organizata të ndryshme. Në këto raste, flamuri qëndron në të djathtë të vendit kryesor apo në tavolinën e punës.”
Përmes këtij rregullimi flamuri nuk duhet të prek assesi në tokë, e për më tepër të grumbullohet në dysheme.
Një pikë tjetër sipas kësaj rregullore thotë “Kur flamuri shtetëror vendoset pranë një foltoreje, duhet të qëndrojë lart, pas vendit të folësit, ose kur është në shtizë, në të djathtë të tij. Flamurët e tjerë vendosen në të majtë të folësit.”
Pra shihet qartë se në rastin e ceremonisë kemi të bëjmë me një shkelje të Ligjit dhe mosrespektimin e saj.

Exit mobile version