Para syve të gjithë botës Izraeli vrau fëmijë e nëna palestineze, duke dashur kështu ta vret të ardhmen e këtij populli.
Dhe përderisa Izraeli vriste gra e fëmijë të pambrojtur nga askush, përkrahësit e luftës izraelite kundër ‘terrorizmit’ – përndryshe mbrojtës të epur të vlerave perëndimore dhe të drejtave të fëmijëve – i varrosnin vlerat më njerëzore të kësaj bote.
Tani çdo gjë është e qartë; Izraelit iu dha koha e duhur që ta përfundonte këtë gjenocid dhe Gazën ta bënte të pabanueshme, siç ju dha edhe mundësia që duke vrarë fëmijë palestinezë ta lëndonte rëndë të ardhmen e këtij populli.
Por të gjithë harruan një gjë: nga gjaku i pafajësisë fëmijërore nuk mbinë asgjë tjetër përpos urrejtjes, e cila këtë botë e bënë edhe më të egër dhe më të pabanueshme për Njerëzimin, pra e bënë botë ku të fortit e të pasurit i lejohen të gjitha, e të varfrit e hallexhiut i pamundësohet edhe vdekja dhe varrosja e njerëzishme!
Sidoqoftë nuk duhet të na gjunjëzojë e vërteta se e keqja e ka mposhtur të mirën e kësaj bote, por përkundrazi, kjo duhet të na bëjë edhe më të njerëzishëm dhe me të ndjeshëm ndaj fëmijëve që e ëndërrojnë ushqimin që e hedhin fëmijët tanë.
Nga: Kim Mehmeti