Ballina Sport Futboll Përdedaj eliminon Ramën në Kupën e Gjermanisë

Përdedaj eliminon Ramën në Kupën e Gjermanisë

Fanol Përdedaj me ekipin e Munchen 1860 ka kaluar në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë.

E gjithë kjo pas fitores përmes penalltive, ku futbollistët e Wurzburger Kickersin u mposhtën me rezultat 3-4. Paraprakisht, takimi kishte përfunduar pa gola, 0:0.

Mbrojtësi i krahut i përfaqësueses së Kosovës luajti për 45 minuta ku mori edhe një karton të verdhë.

Kurse te vendasit e Wurzburgerit në gjashtë minutat e fundit u paraqit edhe Valdet Rama, i cili luajti deri në fund të ndeshjes, duke shënuar edhe penalltinë e parë të ekipit.

Exit mobile version