Toyota ka filluar një fushatë të re marketingu për modelin bZ4X, duke njoftuar se “mund të bëjnë gjithashtu një veturë plotësisht elektrike”.
“Fushata bZ4X thotë se SUV e ri qind për qind elektrik nga Toyota, është një sekret që ia vlen të ndahet. Modeli kombinon dizajnin modern me teknologjinë e përparuar”, tha Mike Tripp, nënkryetar i marketingut për Toyota Motor në Amerikën e Veriut.
Deri më tani janë publikuar dy video komerciale, në të cilat bZ4X i ri paraqitet si një hero që shpëton njerëz, transmeton Telegrafi.
Në reklamën e parë të titulluar “Përbindëshi”, një gaforre gjigante ka pushtuar qytetin dhe pikat e karburantit janë jashtë funksionit dhe një burrë në bZ4X shpëton një grua me këtë model.
Në një tjetër, të titulluar “Lotët”, shihet një grua duke qarë sepse nuk mund të jetë me “dashurinë e saj të vërtetë” sepse familja e saj vozit vetëm automjete elektrike. Më pas ajo zbulon se dashuria e saj e vërtetë drejton një veturë Toyota bZ4X, e cila është “edhe më e mirë”.