Ballina Sport Futboll Përballje titanësh në Grupin D

Përballje titanësh në Grupin D

Dita e tetë e Kampionatit Evropian “Gjermania 2024” pritet të dhuroj ndeshje tjera spektakolare. Edhe në këtë ditë, do të luhen tri ndeshjes por supersfida do të jetë në mbrëmje.

Prej orës 21:00 në stadiumin “Red Bull Arena” në Leipzig do të përballen Holanda dhe Franca në kuadër të Grupit D.

Fituesi i këtij dueli do ta siguroj kualifikimin në fazën nokaut, pasi si Holanda ashtu edhe Franca i kanë nga tri pikë pas ndeshjeve të para të fazës së grupeve.

Kjo përballje pritet të jetë interesante dhe të dhuroj spektakël në fushë pasi të dyja kombëtaret synojnë fitoren në këtë derbi.

Franca triumfoi 1:0 ndaj Austrisë në ndeshjen e parë, ndërsa Holanda e mposhti Poloninë 2:1 me rikthim te rezultatit.

Te Holanda mund të ketë një apo dy ndryshime në përbërje në krahasim me ndeshjen e parë, ndërsa Franca pritet të jetë e kompletuar pasi gjasat janë të mëdha që të aktivizohet edhe kapiteni Kylian Mbappe, i cili theu hundën kundër Austrisë.

Përballja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Polonisë dhe Austrisë, kombëtare që kërkojnë pikët e para në këtë Evropian. Ky duel nis në orën 18:00 dhe luhet në stadiumin e Berlinit.

Ndërkohë, ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo ndërmjet Sllovakisë dhe Ukrainës, e cila starton në orën 15:00 dhe i takon Grupit E.

Exit mobile version