Perandori i Japonisë paralajmëron abdikimin gjatë një fjalimi drejtuar popullit

Perandori 82 vjeçar i Japonisë, Akihito në një fjalim të rrallë drejtuar kombit, ka paralajmëruar gatishmërinë e tij për largim nga froni, ndërkohë që mediat vendase raportojnë se me adresimin e tij të fundit, perandori ka shfaqur dëshirën për abdimikim, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duke pasur parasysh se forca ime fizike gradualisht po bie, jam i shqetësuar se do të më bëhet e vështirë të kryej detyrën me tërë qenien time ashtu siç kam bërë”, tha perandori japonez në fjalimin e tij drejtuar popullit.