Ballina Lajmet Kosovë Për zgjedhje të parakohshme edhe BE-ja

Për zgjedhje të parakohshme edhe BE-ja

Deklaratën e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalya Apostolova, se BE-ja do t’i mbështesë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nëse vendosin partitë politike e ka përshëndetur “pa hezitim” opozita, ndërsa LDK-ja kërkon zgjedhje në qershor të 2017-s.

Sipas LDK-së, zgjedhjet duhet të mbahen pas arrestimeve nga Gjykata Speciale

Të gjitha partitë politike në Kosovë apriori janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Madje edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian mbështesin subjektet politike për zgjedhje të reja nëse konsiderohen se janë të arsyeshme.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur se BE-ja do të mbështesë çdo proces demokratik në Kosovë, duke përfshirë edhe zgjedhjet.

Deklarata e Apostolovas është mirëpritur nga subjektet opozitare, të cilat shpresojnë se zgjedhjet janë afër.

Ndërsa partitë në koalicion preferojnë verën e vitit të ardhshëm për zgjedhjet në të dy nivelet, lokale dhe parlamentare.

Exit mobile version