Me ProRes, përdoruesit e iPhone 13 Pro dhe Pro Max mund të regjistrojnë, editojnë dhe ndajnë video profesionale me cilësi të lartë.
Modelet e reja iPhone 13 Pro sjellin formatin ProRes të video regjistrimit por me një kusht. Ju duhet të keni një iPhone 13 Pro ose Pro Max me të paktën 256GB memorie për të kapur cilësinë më të lartë të mundshme.
Në uebsajtin e Apple, kompania thotë se iPhone 13 Pro dhe Pro Max me 128GB memorie do të jenë të kufizuar në regjistrim ProRes vetëm 1080p me 30fps.
Për regjistrimin në 4K me 30fps duhet të keni një iPhone me 256GB, 512GB ose 1TB memorie.
Formati i ri i cili shkon për profesionistët, ProRes ofron cilësi më të lartë ngjyrash më pak kompresim. Është një format i përdorur kryesisht për reklamat, filmat e shkurtër dhe transmetimet televizive.
Me ProRes, përdoruesit e iPhone 13 Pro dhe Pro Max mund të regjistrojnë, editojnë dhe ndajnë video profesionale me cilësi të lartë.
ProRes nuk do të jetë menjëherë i disponueshëm por do të vijë përmes një përditësimi në iOS 15. /PCWorld Albanian