Për herë të parë në Katar, gratë në Këshillin Shura

Emiri i Katarit, Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani, ka emëruar katër gra për të shërbyer si anëtarë të Këshillit Shura për herë të parë në historinë e vendit.

Gratë e emëruara janë Hessa Al Jaber, Aisha Al Mannai, Hind Al Miftah dhe Reem Al Mansoori.

Dekreti mbretëror përfshinte poashtu emërimin e 28 anëtarëve të rinj në Këshill.

Katari ka qenë prej kohësh njëri nga disa vende anembanë botës pa përfaqësim të femrave në qeveri. Sipas Bashkimit Ndërparlamentar, vetëm Jemeni, Papua New Guinea, Vanuatu dhe Mikronezi nuk kanë gra në parlament. /MESAZHI/