Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Për herë të parë e thotë SHBA: Në Mianmar po ndodhë spastrim...

Për herë të parë e thotë SHBA: Në Mianmar po ndodhë spastrim etnik

Shtetet e Bashkuara për herë të parë e quajtën masakrën ndaj muslimanëve në Mianmar “spastrimit etnik”.

Sekretari i shtetit Rex Tillerson tha se tani për tani po shqyrtohen sanksionet ndaj shtetit budist.

Komentet e sotme nga Rex Tillerson, erdhën pasi ai vizitoi Mianmarin, shtet i cili është përgjegës për vrasjen e mijëra muslimanëve Rohingya, dhe deportimin e më shumë se gjysmë milioni të tjerë në Bangladesh.

“Këto abuzime nga disa prej ushtarëve të Burmës i kanë detyruar qindra mijëra burra, gra dhe fëmijë të ikin nga shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim në Bangladesh”, tha Tillerson në një deklaratë.

Kimberly Halkett i Al Jazeera, duke raportuar nga Uashington DC, tha se përdorimi i termit spastrim etnik nga Tillerson “vjen me degëzime ligjore”.

Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë përshkruar veprimet e ushtrisë kundër pakicës së persekutuar si një rast tipik i “spastrimit etnik”. /MESAZHI/

Exit mobile version