Për të mos harruar kurrë: Krimbat e moçalit nuk kanë shenjtëri ndaj asgjëje, prandaj guxojnë të përdhosin çdo shenjtëri.

Abedin Musallari

Siç dihej, morrat dhe pleshtat elektronikë e morën këstin e rradhës dhe u hodhën në sulmin e dirigjuar ndaj gjakut të dëshmorëve të Gazës heroike.
Burracakëria është tipari dallues i këtyre morrave dhe pleshtave. Fshihen pas ca emrash dhe termash e nuk kanë guximin të dalin, pasi tek e fundit produkt moçali bodrumesh janë, skuthëria dhe servilizmi është treguesi bazë i tyre.
Çdo faqe elektronike apo në rrjetet sociale që fshihet pas termave, që dirigjohen nga individë anonimë, nuk ka lidhje me Islamin, por luftojnë Islamin. Çdo faqe me terma: teuhidi, selefi, menhexhi, këshilla, mburoja, drita, mësime, bidati, ekrani, rruga e vërtetë etj, nuk i shërben Islamit, madje janë të krijuara për minimin e Islamit.
Në shkencën e hadithit ka një parim: transmetimet e anonimëve nuk kanë asnjë vlerë. Si mund tu merret për bazë fjala këtyre morrave dhe pleshtave të rrjeteve sociale anonime, dashakeqëse, vjellvrerëse dhe helmuese?!
Këta “puritanët” e faqeve anonime me terma pompozë me kallëpe falso, nuk kanë as guximin e kuranistëve, apo ateistëve, të cilët nuk fshihen pas emrave të rrejshëm dhe termave pompozë, por kanë aq burrni sa të dalin me emrin e tyre të vërtetë!

Hoxhë Abedin Musallari