Për të ecur me shpejtësi PËRPARA……lini pas të KALUARËN.

Vehbi Zeqiri

Për të ecur me shpejtësi PËRPARA…

…lini pas të KALUARËN.

Nëse 80% të kohës ju shikoni në të kaluarën, apo në retrovizor (në mënyrë figurative), sa shpejt mendon se do të ecësh para?

E kaluara shërben vetëm për mësimet e nxjerra prej saj, e aspak të bartet në ‘shpinë’ gjatë gjithë udhëtimit tënd për në të ardhmen. Është barrë shumë e rëndë!

Të kaluarën portretizoje dhe fute në kornizë pozitive dhe në asnjë formë tjetër, pavarësisht rrethanave që kanë qenë.

Shumicën e energjisë sate harxhoje për të ardhmen, pra fokusohu në përmbushje të qëllimeve dhe të ëndrrave që ke për jetën tënde, qoftë private njashtu edhe profesionale

Të paktë janë ata, të cilët fokusin dhe energjinë e drejtojnë nga e ardhmja!?

Bëhu prej këtyre të paktëve!

Vehbi Zeqiri