Nga diaspora në Kosovë, për një vit kanë hyrë mbi 3 miliardë euro.
Andaj sipas Bankës Qendrore të Kosovës, ka pasur rritje deri në 6 përqind.
Nga kjo rritje, vlera e remitencave ka arritur në 1.2 miliardë euro, ndërsa shpenzimet deri në 1.8 miliardë.
E nga këto shifra, mërgata po konsiderohet si mbështetje e madhe financiare për Kosovën.
Profesori i Universitetit Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se ekzekutivi kosovar duhet të krijojë disa mekanizma që diaspora të investojë.
Skënderi tregon se në cilat fusha, investimet janë më të nevojshme.
Në anën tjetër, nga Aleanca Kosovare e Biznesit tregojnë se investimet më të mëdha janë në patundshmëri.
Sipas Agim Shahinit, ka disa arsye pse diaspora heziton.
Sipas BQK-së, këtë vit parashihet që rritja ekonomikë në vend të jetë 4 përqind.