Kur’ani është i qartë në sqarimin e qëllimit të Ramazanit, i cili është ringjallje e devotshmërisë, është përsosuria dhe kalitja e shpirtit të besimtarëve.
Kur një person agjëron, ai e kontrollon veten, përmbahet nga dëmtimi i njerëzve dhe gjithashtu zotohet të bëjë punë të mira, dhe kushdo që dëshiron ta dijë suksesin e tij në këtë muaj, le të mat jetën e ramazanit sipas këtyre tri kritereve.
a) kontroll ndaj vetes
b) përmbajte nga dëmtimi i tjerëve
c) të vepruarit mirë
Ramazani vjen të merret, në një farë mase, me “krizën e sjelljes”. Shpesh myslimanët kanë një karakter pozitiv, qoftë në adhurime apo marrëdhënie, dhe ngushëllimi i tyre në të është “unë jam agjërushëm”, siç ishte porosia profetike për agjëruesin, i cili mund të ballafaqohet me ndonjë ofendim a provokim. Ka disa arsye a deformime pse nuk ngritet kjo kulturë në nivelin e përhershëm civilizues:
1.Kur Ramazani trajtohet në atë mënyrë ku mungon në tërësi qëllimi dhe objektivi i tij.
2. Mungesa e transformimit të agjërimit nga sipërfaqësorja në thellësi, nga praktika e rëndomtë në nivel parimi dhe nga niveli i parimit në vetëdije të vazhdueshme.
3. Kur Ramazani nuk shihet si një mjet që punon për të shërbyer dhe mbështetur tërësinë e veprimeve të një modeli që me pjesëmarrje dhe praninë e tij në shoqëri jep shembull për njerëzimin.
4. Mungesa e qartësisë në radhitjen e prioriteteve, pasi radhitja e pjesës formale para asaj esenciale, krijon një imazh forme, që nuk sjellë zbatimin e thellë të fesë.
Si pasojë e gjithë këtij deformimi kemi pastaj manifestime që shfaqen në shumë forma:
*Përtacia në punë.
*Ushqim të tepruar dhe ekstravagant.
*Theksimi i sasisë në kurriz të cilësisë në adhurime.
*Mungesa e rregullit dhe e pastërtisë, që shoqërojnë mbledhjen për namaz në këtë muaj të shenjtë, e zbulojnë shkallën e mungesës së vetëdijes për një Ramazan civilizues.
Thellësia e kuptimit të Ramazanit civilizues qëndron në nivelin e përfaqësimit të dy elementeve:
a) Ndalimi i çfarëdo lëndimi ndaj tjetrit
b) Të vepruarit mirë!