Për një gjumë sa më të mirë, konsumo këto ushqime të pasura me magnez

Me siguri, ju e dini që kalciumi është një mineral i nevojshëm për kockat dhe sidomos për dhëmbë të fortë. Por, ka edhe një sërë funksionesh të tjera që lidhen me trurin dhe trupin tuaj. Sidomos nëse ju e merrni këtë mineral përmes ushqimit, ka shumë shanse që të bëni një gjumë të plotë dhe cilësor.

“Kalciumi jo vetëm relakson muskujt, por ka edhe rolin e një neurotransmetuesi të rëndësishëm për krijimin e qetësisë në tru dhe trup,” thotë mjekja Shelby Harris për “HealthLine”. Dhe marrja e këtij minerali përmes ushqimeve është një nga mënyrat më efikase, sipas mjekes.

Ja ushqimet më të pasura me magnez:

#1 Farat e kungullit

Farat e kungullit janë një burim i shkëlqyer natyror i magnezit. Vetëm një filxhan me fara të thata kungulli ka rreth 764 miligramë magnez, ndaj edhe një grusht i vogël vlen për të plotësuar nevojën ditore për këtë mineral.

#2 Farat chia

Këto fara përmbajnë një mori lëndësh ushqyese të dobishme, si proteinat (që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve), fibrat (për një shëndet të mirë të sistemit tretës), anti-oksidantë dhe acide yndyrore omega-3.

#3 Arrat

Ashtu si farat, arrat kanë nivel të lartë magnezi. Një studim i vitit 2022 i botuar në revistën “Foods” zbuloi se arrat braziliane kishin përmbajtjen më të lartë të magnezit nga 10 llojet e arrave të analizuara.

#4 Produktet e sojës

Qumështi i sojës është një burim fantastik magnezi, e sidomos nëse konsumohet në mëngjes.

#5 Bishtajoret

Fasulet e bardha, ato të zezat apo thjerrëzat, jo vetëm janë të shijshme! Falë konsumit të tyre, ju i bëni një shërbim të mirë shëndetit, por edhe gjumit tuaj.

#6 Zarzavate me gjethe të errëta

Lakra jeshile apo ajo e kuqe janë vetëm dy nga opsionet në gamën e perimeve me gjethe të errëta që duhet t’i konsumoni për shëndetin e mirë të kockave, por edhe për një gjumë cilësor.