Mevludi i hoxhës së madh Tahir ef. Popova ka vlera të veçanta edhe artistike. Në këtë paraqitje, shkurtimisht shpjegohen vlerat artistike të këtij mevludi dhe fakti që ai përbën në vete sintetizim të vlerave tona fetare dhe të atyre kombëtare. Në hullinë e lidhjes së vlerave fetare me ato kombëtare, tërhiqet krahasimi i mevludit me emrin e përveçëm Lavdim, të cilin hoxhallarët dhe rrethi fetar ua linin fëmijëve e nipërve të tyre duke provuar ta sillnin, në një version, në pamje shqipe, kuptimin e emrit Muhamed, në thelb, kuptimin kryesor të emrit të të Dërguarit a.s..