Për kë po bien trumbetat (teknologjia vrastare)

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Duke i lejuar fëmijëve dhe të rinjve, familja së pari, pastaj edhe institucionet edukative-arsimore qasje të plotë në teknologji dhe rrjete sociale, kemi lejuar që pjesa dërrmuese e të rinjve të rrezikohen nga dukuritë asociale si; çrregullimi i personalitetit, sjelljes agresive, abuzimit në baza gjinore, qasjes pa limit në botën e demonizimit e amoralitetit, vulgaritetit dhe tendencës për mos përfillje të asnjë norme dhe prodhimit të individit kaotik, pa busullë e as qëllim në jetë.
Andaj, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, psikologjike, pedagogjike dhe rehabilituese, duke aplikuar mekanizma scio-etik dhe moral, duke aplikuar përvoja edhe nga vendet që i kanë kaluar këto sfida, kemi frikë se do të vijë koha kur të rinjtë tanë do të “jua tejkalojnë” edhe bashkëmoshatarëve të tyre në rrugët dhe kthinat e errëta të vendeve tjera, të cilat janë duke u përballur me këtë degjenerim të pariparueshëm?!.

Ndikimi i teknologjisë shihet qartë se është duke rritur të rinj tendencioz, impotent, të cilët nuk kanë shikim të fokusuar (një lloj autizmi algoritmik) nuk kanë interes për muhabet racional (introvert) nuk kanë durim për detyra të shtëpisë, shkollës apo të punës, e madje nuk kanë fare empati apo solidaritet as me rrethin e ngushtë familjar e lërë më gjerë, në rrugë, shkollë, interesa etnike apo ide nacionale.

Pa dyshim, se kjo dukuri është duke shkatërruar breza të tërë sikur një “bombë biologjike” pasojat e së cilës mund të jenë edhe më të mëdha se ato të një lufte bërthamore.
Andaj, nëse ka dikush dert nacional (rasti i Kryeministrit të Shqipërisë i cili e ndali platformën Tik-Tok) duhet të merret me këtë çështje si një kërcënim ndër më të rrezikshmit, që nga niveli familjar, parashkollor, si dhe në të gjitha institucionet edukative-arsimore.

Nëse tani nuk inicohet alarmi për mobilizim të gjithëmbarshëm, kemi frikë se do të vijë koha kur do të mundohemi me përmirësuar por do të bëhet vonë?!.

Ka ardhur koha të pyesim veten si:

  • Prindër
  • Mësues,
  • Udhëheqës të institucioneve edukative-arsimore,
  • Institucioneve fetare (Xhamitë, Kishat)
  • Institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë, për një sensibilizim të përgjithshëm, para se të pyesim kur të vijë ajo ditë, a thua;
    “PËR KË PO BIEN TRUMBETAT”?

Prof.Dr. Rrahman Ferizi