Për hirë të Atij që agjëron, ruaj e forcoj lidhjet farefisnore – Mesazhe Ramazani

Hoxhë Sadik Avdiu

Në Islam, lidhjet farefisnore kanë një rëndësi të madhe dhe janë një detyrim fetar për çdo mysliman.

Ruajtja dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore, si lidhje e raporte të shëndosha e të forta është pjesë e adhurimit dhe njëra nga rrugët për të fituar kënaqësinë e Allahut.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:

“…Dhe (mos i ndërprisni) lidhjet farefisnore! Vërtet, Allahu është Gjithmonë Vëzhgues mbi ju.”

(En-Nisa: 1)

Po ashtu Muhamedi alejhi selam ka thënë:

“Kush dëshiron që t’i zgjatet jeta dhe t’i shtohet begatia, le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”

(Buhariu dhe Muslimi)

Ramazani është muaj i begatë jo vetëm për adhurimin dhe përkushtimin ndaj Zotit, por edhe për forcimin e marrëdhënieve familjare dhe shoqërore.

Islamin e mëson besimtarin që të kujdeset për të afërmit në mënyra të ndryshme:

• Duke i vizituar dhe mbështetur – Për të afërmit, veçanërisht për të moshuarit dhe ata në nevojë.

• Duke u sjellë me dashamirësi dhe respekt – Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Islami nxitë faljen dhe pajtimin.

• Duke i ndihmuar financiarisht nëse janë në nevojë – Zekati dhe sadakaja janë mënyra për të ndihmuar farefisin e varfër.

• Duke bërë dua për ta – Lutja për të gjallët dhe të vdekurit është një mënyrë shpirtërore për të ruajtur lidhjet.

• Duke i ftuar për vizita dhe iftare – Sidomos në Ramazan dhe Bajram, të qenurit mikpritës dhe i kujdesshëm forcon lidhjet.

Hoxhë Sadik Avdiu