Ballina Artikuj Për hirë të Atij që agjëron, jepe zekatin! – Mesazhe Ramazani

Për hirë të Atij që agjëron, jepe zekatin! – Mesazhe Ramazani

Zekati është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është një detyrim financiar për muslimanët që kanë pasuri mbi një prag të caktuar nisabin, vlera e 85 gramëve ari ( 7371 € ) !

Ai që e posedon këtë shumë ose më tepër për një vit të plotë, duke mos patur nevojë për ato mjete detyrohet të japë 2.5% nga vlera e shumës totale që posedon.

Nxjerrja e zekatit ka një rëndësi të madhe në Islam, sepse ai nuk është thjesht një detyrim financiar, por një akt adhurimi me përfitime të shumta shpirtërore dhe shoqërore.

Qëllimi i tij është të pastrojë pasurinë, të ndihmojë të varfërit dhe të krijojë drejtësi ekonomike në shoqëri.

Kuptimi i Zekatit

• Fjala zekat rrjedh nga arabishtja dhe do të thotë pastrim dhe bekim.

• Ai pastron shpirtin nga lakmia dhe pasurinë.

• Është një formë e adhurimit që ndihmon në barazinë sociale dhe ndihmën ndaj nevojtarëve.

Shuma e Zekatit

• 2.5% e pasurisë së kursyer për një vit (p.sh., para, ar, argjend, mallra tregtie, aksione, etj.).

• Të mbjellurat dhe kafshët kanë përqindje të ndryshme sipas llojit dhe mënyrës së fitimit.

Kujt i Jepet Zekati ?!

” All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë.

All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.”

(Et Tewbe: 60)

Zekati sjell shpërblime të shumëfishta në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Fisnik:

“Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë (zekatin), për t’i pastruar dhe për t’i bekuar ata me të.” Et Tewbe:103

Po ashtu Muhamedi alejhi salatu ve selam ka thënë:

“Sadakaja (zekati) nuk e zvogëlon pasurinë, përkundrazi, Allahu e shton dhe e bekon atë.” (Muslimi)

Zekati ndihmon në zhdukjen e pabarazisë sociale, duke siguruar që pasuria të shpërndahet në mënyrë të drejtë.

Forcon lidhjet mes të pasurve dhe të varfërve.

Ndihmon në ngritjen ekonomike të komunitetit.

Siguron që askush të mos mbetet pa mbështetje financiare.

Dhënia e zekatit në Ramazan ka një vlerë të veçantë dhe shpërblim të shumëfishuar.

Hoxhë Sadik Avdiu

Exit mobile version