Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë tek pacienti Ilir Koci, është vendosur pompa e parë e insulinës. Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike.
Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1.E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqesuesja e kompanisë nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë. Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi.
Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e HbA1C( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj). Pompa është ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti.